fbpx

Gjendet e mbytur gruaja në Himarë, del emri

Është gjetur trupi i pajetë i Mirela Ramës, e cila u mbyt sot në Himarë. Ajo ndodhej së bashku me 3 persona të tjerë në një varkë, ku u fundos si pasojë e stuhisë në det dhe shiut me rrëmbim.

Trupi i saj është gjetur i mbytur një milje larg vendit të ngjarjes.

“Një milje përballe Dhërmiut Policia Kufitare në bashkëpunim me Rojen Bregdetare bënë të mundur gjetjen e shtetases M.R , e  cila ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det”, thuhet në njoftimin e policisë.