Gjendet e pajetë në makinë një grua

Screenshot_34-3.jpg

Një grua e moshës 56 vjeçare është gjetur pa shenja jete brenda një veture në Partesh të Kosovës.

Rastin e ka konfirmuar  zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 17:24  jemi  njoftuar nga  qendra emergjente 112  se në Partesh një veturë është ndalur mes rrugës ku gjendet një femër që dyshohet se është pa shenja jete .

Ndihma parë ka shkuar në at lokacion e cila ka konstatuar se personi është pa shenja jete. Rrethanat e vdekjes janë duke u hetuar”, ka thënë Hashani.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303