Gjendet e vdekur brenda një pusi një shqiptare, detajet

23-1-1.jpg

Një grua nga Kosova është gjetur e pajetë në një pus. Ngjarja ka ndodhur sot në Mitrovicë të Kosovës.

Mësohet se 62-vjeçarja nga fshati Kqiq është gjetur e pajetë dhe lajmi është konfirmuar dhe nga zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës, Avni Zhaiti.

“Ngjarja është raportuar nga familjarët e viktimës sot rreth orës 12:00. Në vend të ngjarjes përveç njësive përkatëse të policisë dhe zjarrfikësve me urgjencë kanë mbërri edhe ekipi mjekësor, ku mjeki kishte konstatuar se viktima ishte pa shenja jete”, ka thënë Zahiti.

Trupi i viktimës është dërguar në morg, ndërkohë që kanë nisur hetimet në lidhje me vdekjen e gruas. Identiteti i viktimës nuk bëhet me dije.

scroll to top