Gjendet e vdekur në banesë prezantuesja e famshme

Caroline Flack është gjetur e vdekur në banesën e saj në Londër, vetëm disa javë para se ajo të dilte në gjyq për sulmin ndaj të dashurit të saj.

Ish-prezantuesja e ‘Love Island’ besohet të ketë vrarë veten në shtëpi ditën e Shën Valentinit.

Prezantueses iu ndalua të kontaktonte me partnerin e saj Lewis Burton pas akuzave se ajo e kishte godtur atë me një llambë në dhjetor.

Policia britanike nuk ka dalë ende në një njoftim zyrtar për ngjarjen.