Gjendet e vdekur në vaskën e hotelit stjuardesa 23-vjeçare, dyshimet e rënda (Foto)

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1-6tqmcaz6vyxfb2m18bgy1pba624fosnkts0ucs9way0-1-6y2hanzarlbbfnn5x7qct2o318ilgzpmadh9v8zzujs-4.jpg

Është gjetur e vdekur, me shenja në trup, mavijosje dhe gërvishtje, një stjuardesë 23-vjeçare, Christine Angelica Dacera, e cila u gjet pa shenja jete në një vaskë hoteli në Filipine natën e Vitit të Ri.

Stjuardesa 23-vjeçare ishte duke festuar Vitin e Ri me miqtë e saj. Personat e arrestuar janë 3 miq të saj, ndërsa të tjerët ishin të panjohur për të.

Mediat e huaja shkruajnë se ata akuzohen për përdhunim dhe vrasje, pasi ekspertiza ligjore ka zbuluar se ajo ishte përdhunuar dhe më pas ishte vrarë.

Në trupin e saj janë gjetur shenja mavijosje dhe gërvishtje.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303