Një tragjedi tronditi dje Selanikun. Mediat greke bënë me dije se një foshnje u gjet pa shenja jete pranë një vendgrumbullimi plehrash dhe objektesh, në varrezat e zonës së Thermit.
Rreth orës 8 të mëngjesit, foshnja u gjet e ngrirë dhe pa gjurmë gjaku nga një punonjës varrezash, kur po sillte një kovë për riparime dhe pa pamjen e tmerrshme.
“Nuk mund ta besoj atë që pashë”, tha nëpunësi i varrezave që gjeti foshnjën e vdekur, dukshëm të tronditur, në koshin e plehrave. Siç tha ai për ANT1, trupi i tij i pajetë “ishte i ngrirë dhe i zhveshur,.
“E kapa me dorezat që përdor në punën time, e pashë që kishte vdekur dhe njoftova policinë ”, shtoi Bousmourelis.
Nga ana e tij, nënkryetari i Bashkisë së Selanikut, Erotokritos Theotokatos, pasi tha se është njoftuar menjëherë policia përkatëse për t’u marrë me rastin, deklaroi se “nuk kemi kamera në zonën e Varrezave për të parë ndonjë lëvizje”, për të ndihmuar policinë, e cila është ende në kërkim të nënës së foshnjës.