fbpx

Gjendet i pajetë drejtuesi i një kamioni te Kthesa e Kamzës, mister shkaqet

kamion-e1423299594854-415x260.jpg

Drejtuesi i një kamioni është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm brenda një mjet, në rrethana ende të paqarta.

Ai u gjet brenda mjetit të tij pa shenja jete në parkimin e një biznesi pranë ‘Kthesës se Kamzës’.

Viktima i identifikuar si V.L 50 vjeç duhet të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale pasi nga kontrolli paraprak  i trupit, policia nuk ka konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet identiteti i personit që ka ndërruar jetë. (real-news.tv)

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *