fbpx

Gjendet i vdekur brenda në kamion një burrë te Dogana e Vorës

Screenshot_60-3.jpg

Një person është gjetur i pajetë brenda kamionit të cilin e drejtonte në Doganën e Vorës, rreth orës 18:20. Sipas policisë, viktima rreth 45-vjeç.

Sipas uniformave blu nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ku dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.01.2020, rreth orës 18:20, në Doganën e Vorës, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth moshës 45-vjeç, brenda mjetit tip kamion që drejtohej prej tij.

Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ku dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303