fbpx

Gjendet i vdekur ish-karabinieri italian në Gjirokastër

Screenshot_12-11.jpg

Në mëngjesin e sotëm është gjetur pa jetë një shtetas italian në lagjen ‘Manalat’ në Gjirokastër

Bëhet fjalë për 74-vjeçarin e identifikuar si Fausto Franko Bistri, me leje qëndrimi në Shqipëri, Gjirokastër.

Mësohet se viktima ka qenë karabinierë por tashmë është në pension. Po kështu bëhet e ditur se 74-vjeçari bashkëjetonte prej tre vitesh me një shtetase shqiptare rreth 40 vjeçe. Nuk dihen ende motivet zyrtare të vdekjes por dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303