Gjendet i vrarë në Lagunën e Nartës një Pelikan Kaçurrel

Gjuetia e paligjshme vijon të prodhojë efekte shkatërruese për florën dhe faunën në vendin tonë, pavarësisht moratoriumit.

Rasti më i fundit i dhimbshëm është vrasja e një Pelikani Kaçurrel, shpend i rrallë dhe autokton në vendin tonë, në Lagunën e Nartës, në Vlorë, i cili është gjetur ditën e sotme nga peshkatarët.

Kjo është masakra e radhës e gjuetarëve të papërgjegjshëm të cilët në rastin konkret janë shndërruar në vrasës, duke mos kursyer edhe një prej shpendëve kryesorë të Lagunës i cili konsiderohet gjithashtu edhe si një nga më të rrallët në të gjithë mesdheun që preferon të rritet dhe të banojë në Lagunën e Karavastasë në Divjakë dhe atë të Nartës

Lër një koment