fbpx

Gjendet kutia e zezë e avionit indonezian

lion-air.jpg

Kutia e zezë e avionit inodenezian të rrëzuar në Xhakarta, është gjetur nga zhytësit në brigjet e Indonezisë.

Avioni me 189 persona u rrëzua pak pas nisjes të hënën kryeqytetin indonezian Xhakarta.

Ai u rrëzua në detin Java – asnjë i mbijetuar nuk është gjetur deri tani.

Grupi hetimor dhe skuadrat e kërkimit vijojnë operacionin në det për të gjetur trupat dhe pjesë të avionit.

Nuk ka ende asnjë tregues se çfarë e ka shkaktuar rrëzimin, ndonëse ka njoftime se avioni kishte patur probleme teknike në fluturimin e mëparshëm.

Avioni ishte nisur për në qytetin perëndimor të Pangkal Pinang kur u rrëzua.

Piloti kishte kërkuar leje nga kulla e trafikut ajror për t’u kthyer në aeroport vetëm 13 minuta pas nisjes, por pastaj humbi kontaktin.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *