Gjendet në Ohër peshkatari që humbi kontaktet prej mëngjesit

Gjendet shëndoshë e mirë 58-vjeçari i cili humbi kontaktet sot pasi kishte dalë për peshkim. Alarmin e dhanë familjarët e tij, pasi D.M nuk po kthehej në shtëpinë, në fshatin Memëlisht të Pogradecit.

Ndërkohë pas kërkimeve nga policia, rreth orës 15.30 u njoftua se 58-vjeçari u gjet në pjesën maqedonase të Liqenit, së bashku me varkën e peshkimit.

Ka qenë policia maqedonase, e cila pasi është vënë në kërkim ka mundur të gjejë peshkatarin, i cili ndodhet në Ohër, në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Lër një koment