Gjendet një burrë i vdekur pranë varrezave të Sharrës

LAJMI-I-FUNDIT-1-2.jpg

Një ngjarje e rëndë është zbuluar nga policia e Tiranës mbrëmjen e kësaj të premteje. Një burrë, është gjetur i pajetë pranë varrezave të Sharrës në zonën e Kombinatit, në periferi të kryeqytetit.

Blutë e Tiranës njofton përmes një deklarate paraprake se burri i gjetur i pajetë është J. K., 67 vjeç, banues në Shkozë, ndërkohë që dyshimet e para çojnë drejt një akti vetëvrasjeje.

Policia thotë se dyshohet që burri të jetë vetëdjegur me benzinë.

“Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, përfundon njoftimi paraprak i Policisë së Tiranës

scroll to top