Gjendet një pjesë e avionit të rrëzuar në Xhakarta

p06q6v8n.jpg

Zyrtarët indonezianë besojnë se kanë gjetur një pjesë të avionit të Boeing 737 i cili u rrëzua ditën e hënë me 198 persona në bord.

Avioni u rrëzua pak pas ngritjes nga Xhakarta. Asnjë i mbijetuar nuk është gjetur.

Dhjetëra zhytës janë në kërkim të avionit, i cili ra në ujërat e detit Java dhe mendohet të jetë në rreth 30-40m thellësi.

Ndërkohë kompania ‘Lion Air’ ka shkarkuar drejtorin e saj teknik dhe njoftoi se shkarkimi i tij kishte ardhur me urdhër të ministrisë së transportit.

Zyrtarët të kompanisë do të takohen me autoritetet indoneziane gjatë ditës së sotme, si pjesë e hetimit.

Nuk ka ende tregues se çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit vetëm 13 minuta pas nisjes, edhe pse regjistri teknik i marrë nga BBC, tregoi se avioni kishte hasur probleme teknike gjatë fluturimit nga Bali në Xhakarta një ditë më parë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303