Gjendet një predhë pranë banesave në Pukë

Gjenden sërish municione në Pukë. Predha është gjetur mëngjesin e sotëm nga punonjësit e shërbimeve të bashkisë.

Punonjësit e bashkisë po pastronin zonën kur kanë konstatuar predhën pranë një blloku banimi.

Predha u gjet në sipërfaqe e ndryshkur.Edhe me parë punonjësit e shërbimeve të bashkisë kanë gjetur gjatë pastrimeve predha dhe armë.

Bashkia ka njoftuar policinë për largimin e predhës nga zona ku ndodhet shumë pranë pallateve, e cila ka kërkuar ndërhyrjen e forcave xheniere pasi sipas tyre paraqet rrezikshmëri. (real-news.tv)