Gjendet pas 3 ditësh gruaja e humbur, ja mesazhi që e ‘zbuloi’

Një grua e cila ishte zhdukur prej 3 ditësh midis shkurreve në Australi, u gjend këtë të enjte, pasi mesazhi i saj “SOS” u vu re nga dikush i cili po kontrollonte kamerat e sigurisë.

“55-vjeçarja nga Adelaide, Deborah Pilgrim, u pa për herë të fundit në një mal, 50 milje larg Adelaides, ku kishte dalë për kamping së bashku me mikeshat e saj”, tha policia e vendit.

Ajo tha për mediat australiane se kishte dalë për një shëtitje herët në mëngjes por më pas kishte humbur rrugën.

Pavarësisht helikopterëve, droneve, grupeve speciale të kërkimit dhe vullnetarëve të cilët i’u bashkuan kërkimeve, zyrtarët i trembeshin faktit se nuk do të mund ta gjenin Pilgram mes shkurreve të shumta dhe gjarpërinjve helmues.

Sipas policisë australiane jugore, ajo u gjend vetëm pasi e gjeti veten në një vend të hapur pranë një shtëpie verore dhe pasi shkruajti mesazhin “SOS”. Mesazhi i saj u vu re nga pronari i tokës që ndodhej 45 milje larg, i cili kontrolloi menjëherë kamerat e sigurisë së shtëpisë së tij dhe më pas kontakojë policinë.

 “Ishim paksa euforik kur e gjetëm se ku ndodhej. Ishim të frikësuar për sigurinë e saj, pasi ajo është një zonë e ashpër dhe ka shkurre të shumta ku mund t’i humbasësh gjurmët shumë lehtë,”tha mbikëqyrësi James Blandford në një konferencë përshtyp të mërkurën, duke përshkruar momentin kur panë mesazhin “SOS”. Ai tha se ekipet e shpëtimit nxituan për të shkuar pranë shtëpisë dhe aty gjetën Deborah.

Ai tha se Pilgrim ishte paksa e dehidratuar por pavarësisht të gjithave ishte në gjendje të mirë shëndetësore.