fbpx

Gjendet pas 5 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

download-18.jpg

Një pikturë që besohet të jetë “Tête d’Arlequin” nga Pablo Picasso, e vjedhur në 2012 nga Muzeu Kunsthal i Roterdamit, është kthyer në Rumani, thanë prokurorët të dielën.

Në një nga grabitjet më dramatike në botën e artit në vitin 2013, hajdutët morën shtatë piktura, me vlerë miliona euro, nga Picasso, Matisse, Monet dhe të tjerë.

Ndërsa kryebashkiaku rumun dhe bashkëpunëtorët e tij u dënuan për vjedhjen në vitin 2013, asnjë prej veprave të artit nuk u gjet dhe ekspertët rumunë besonin se të paktën tre prej tyre ishin djegur në një përpjekje për të shkatërruar provat.

“Prokurorët e krimit të organizuar po hetojnë rrethanat në të cilat një pikturë e nënshkruar nga Picasso me vlerë afërsisht 800,000 euro është gjetur të shtunën në mbrëmje në qarkun Tulcea”, thanë ata në një deklaratë duke shtuar se piktura po vërtetohet.

Ata thanë se dy shtetas holandezë arritën në ambasadën holandeze në Bukuresht me pikturën duke thënë se e kishin gjetur në qarkun juglindor rumun.

Pamja e kamerave të sigurisë lëshuar në kohën e vjedhjes tregoi një bandë që hyri nga dera e pasme e muzeut dhe më pas u zhduk nga pamja. Disa sekonda më vonë rishfaqeshin duke mbajtur objekte të rënda.

Veprat e tjera të vjedhura ishin “La Liseuse en Blanc et Jaune” e Matisse, “Waterloo Bridge, London” , “Charing Cross Bridge, London” “Femme devant une fenêtre ouverte” nga Gauguin, “Autoportrait” nga Meijer De Haan dhe “Woman with Eyes Closed” e Lucian Freud.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *