24.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Gjendet piktura e humbur e Picasso-s pas 20 vitesh

spot_img

Detektivi holandez për vepra artistike Arthur Brand ka thënë se e ka gjetur pikturën e Pablo Picassos, e cila ishte vjedhur nga një jaht saudit në Francë.

Brand ka deklaruar të martën se para dy javëve e ka marrë pronësinë e pikturës “Portreti i Dora Maar” apo “Busti i Gruas” nga viti 1938 pasi me vite i ka përcjellë gjurmët e saj në Amsterdam.

Dora Maar ishte e dashura e Pablo Pikasos dhe muza e tij për shtatë vjet. Piktura varej në shtëpinë e tij deri ditën e vdekjes, në 1973.

Brand, një detektiv i njohur, ka theksuar se e ka dorëzuar pikturën në shtëpi të sigurimit.

Vlera e “Portretit të Dora Maar” është vlerësuar në 25 milionë euro. Brand ka pretenduar se e ka ditur se bëhet fjalë për veprën origjinale të Picassos menjëherë pasi e ka marrë portretin në duar

Artur Brand u bë i famshëm vitin e kaluar në media pasi gjeti një mozaik biznatim në Shën Mark. Ai ishte vjedhur nga një kishë në Qipro në 1970-ën.

Ai gjithashtu u njoh ndërkombëtarisht në 2015 pasi gjeti “Kuajt e Hitlerit”, dy statuja bronzi të skulptorit nazist Jozef Thorak.

Piktura ishte vjedhur nga “Coral Island’, një jaht luksoz, që i përkiste miliarderit saudit, sheikut Abdul Mohsen Abdulmalik Al-Sheikh kur ishte ankoruar në Antiba./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat