Gjendja e emergjencës në SHBA, Kongresi pritet t’i kundërvihet Trump

kongresi-shba.jpg

Presidenti amerikan Donald Trump e shpalli gjendjen e “emergjencës kombëtare” në fillim të këtij muaji si përpjekje për të realizuar planin e tij për ndërtimin e murit në kufirin jugor të vendit, pasi Kongresi nuk i aprovoi fondin për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën.

Mirëpo, ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve pritet të votojnë një rezolutë me qëllim për të anuluar gjendjen e “emergjencës”, e cila e lejon presidentin Trump të transferojë fonde nga linjat e tjera buxhetore për ndërtimin e murit.

Dhoma e përfaqësuesve kontrollohet nga demokratët dhe pritet ta miratojë anulimin e gjendjes së emergjencës, por fati i saj është i paqartë në Senatin amerikan, shumicën e të cilit e përbëjnë republikanët./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303