fbpx

Gjendja e Ronaldos, pasi policia kërkoi ADN e tij

cristiano-ronaldo-juventus-1nmrmnwnkdl031utbukawdiphq_1547223727-520468.jpg

Pas urdhrit të policisë amerikane për të marrë ADN-në e tij Cristiano Ronaldo është i qetë dhe pa probleme. Konfirmimi vjen nga trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri.

Amerikania Kathryn Mayorga e akuzon Ronaldon se e kishte sulmuar seksualisht në një hotel në Las Vegas më 2009, akuza të cilat i mohon fuqishëm portugezi, transmeton Gazeta Express.

“Është pyetje personale, unë flas vetëm për futboll. Mund t’ju them se e shoh shumë të qetë dhe duke u stërvitur mirë. E shoh Cristianon të qetë dhe paqësor”, tha Allegri para ndeshjes së Kupës së Italisë ndaj Bolonjës nesër. /Real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303