fbpx

Gjendja në Shkodër serioze/ Lleshaj thirrje të fortë: Ka shpërthim jashtë…

Sipas ministrit të  Brendshëm Sandër Lleshaj gjendja në Shkodër është serioze sepse ka pasur një shpërthim jashtë tendencës kombëtare të koronavirusit.

Ai bëri edhe një herë thirrjen e fortë që të respektohen masat.

“Qytetarët kanë nevojë për orientim. Autoritetet vendore do ta bëjnë detyrën në përputhje me orientimet e marra. Nëse ka raste si të Shkodrës sigurisht që do ndërhyjmë. Vajtja ime ishte për të parë riformatimin e tregjeve a janë në kushtet e duhura dhe fatkeqësisht nuk ishin. Ne i kemi lënë hapësirën dhe kohën që qeveria vendore të bëjë atë që i takon.

Nuk e di se çfarë ka bërë kryetarja e bashkisë Shkodër për frenimin dhe parandalimin e përhapjes së kësaj pandemie, ende nuk e di çfarë ka bërë. Gjendja në Shkodër është serioze sepse kemi pasur një shpërthim jashtë tendencën kombëtare të koronavirusit.

E vetmja gjë që na shqetëson për momentin është vendosja e një bashkëpunimi real në funksion të uljes së këtij rreziku. Ne jemi të detyruar nga ligji të ofrojmë mbështetje, ashtu si kryetarja e bashkisë Shkodër që është e detyruar të bashkëpunojë”, deklaroi Lleshaj në “Real Story” në Neës24.