fbpx

Gjenerali amerikan ngre alarmin: Shqipëria në shënjestrën e Iranit, duhet vigjilencë

gjene.jpg

“Shqipëria duhet të tregohet mjaft vigjilente në përpjekjet kundër terrorizmit dhe kundër sulmeve kibernetike”. Kështu ka theksuar gjenerali amerikan, Michael Barbero në një takim të mbajtur në Tiranë për sigurinë. Barbero deklaroi se çdo aleat i SHBA mund të jetë shënjestër dhe për këtë arsye kërkoi që Shqipëria të jetë vigjilente sepse mund të jetë në rrezik.

“Fatkeqësisht çdo mik i SHBA apo aleati ynë mund të shikohet si një shënjestër. Për këtë vigjilenca është mjaft e rëndësishme veçanërisht në fushën kibernetike, pasi Irani ka disa aftësi mjaft të sofistikuara për sulmet kibernetike. Për këtë arsye Shqipëria duhet të tregohet mjaft vigjelinetë në përpjekjet kundër terrorizmit dhe kundër sulmeve kibernetike”, u shpreh ai.

Për të qetësuar tensionet, gjenerali shtoi se NATO do të ndërhyjë në çdo rast nëse një vendi anëtar i bëhet sulm.

“Ka ardhur momenti që partnerët aleatë të qëndrojnë të fortë dhe nuk duhet të vazhdojnë të kërkojnë falje për vrasjen e Soleimanit por është momenti të thonë nëse janë kundër terrorizmit apo jo. Nuk mendoj se ka një konflikt global në horizont.

NATO duhet të intensifikojë mbështetjen e operacioneve në Irak. NATO është një aleancë që vazhdon të jetë e rëndësishme dhe vepron në mënyrë të përshtatshme. Mendoj që NATO do të reagojë  ndaj  çfarëdo lloj sulmi do ti bëhet ndonjë prej shteteve anëtarë të saj”, deklaroi Michael Barbero.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303