fbpx

Gjenet tona përcaktojnë se në cilën pjesë të trupit shtojmë peshë

AE5DE814-7CDF-4663-B35A-B0747C91BBE9.jpeg

Një studim i kohëve të fundit nga Universiteti i Uppsala-s ka zbuluar se pjesa e trupit ku ju shtoni peshë ndikohet shumë nga faktorët gjenetikë dhe se ky efekt është prezent kryesisht tek femrat dhe në një masë shumë më të ulët tek meshkujt.
“Ne e dimë se gratë dhe burrat kanë tendencë për të shtojnë peshë në pjesë të ndryshme të trupit – gratë kanë aftësinë për të ruajtur yndyrën në vithe dhe këmbë, ndërsa burrat kanë tendencë për të grumbulluar yndyrë rreth barkut në një masë më të madhe”, thotë autori kryesor Mathias Rask- Andersen, Ph.D.. “Kjo i atribuohet efekteve të hormoneve seksuale si estrogjenit, por mekanizmat molekularë që kontrollojnë këtë fenomen janë mjaft të panjohur”.
Yndyra e ruajtur shoqërohet me rritjen e rrezikut të sëmundjes. Burrat kanë një sasi më të madhe të dhjamit të barkut se gratë dhe kjo mund të shpjegojë përhapjen e sëmundjeve kardiovaskulare të vërejtura tek meshkujt. Studimet epidemiologjike kanë treguar madje se aftësia për të ruajtur yndyrë rreth vitheve dhe këmbëve u jep grave një mbrojtje kundër sëmundjeve kardiovaskulare. Rezultat i studimit të tanishëm mund të çojë në zhvillimin e ndërhyrjeve të reja për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
“Sistemet biologjike që nxjerrim në pah në studimin tonë kanë potencial për t’u përdorur si pikat e ndërhyrjes për barna të reja që synojnë përmirësimin e shpërndarjes së yndyrës trupore dhe zvogëlimin e rrezikut të sëmundjes”, thotë Mathias Rask-Andersen./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303