fbpx

Gjeneva shënon rekordin botëror, ka pagën minimale më të lartë në botë

Swiss flag and Lac Leman in Geneva, Switzerland

Paga minimale më e lartë në botë është në Gjenevë, i cili bëhet kantoni i tretë zviceran që vendos kufirin minimal  të pagës, e cila kalon 4 mijë euro bruto në muaj.

Pandemia ishte ajo që dha impulsin përfundimtar për masën, e cila vendos 21 euro për pagën minimale në një orë. Zviceranët shprehen se kohët e fundit ishin parë njerëz që mbanin radhë për të marrë ushqim dhe një gjë e tillë ishte shokuese. Ata pranojnë se familjet zvicerane e kanë të vështirë të mbijetojnë në një shtet në të cilin kostoja e jetës së përditshme është shumë e lartë.

Mesatarisht qiratë mujore të banesave janë rreth 1800 – 2000 euro në muaj. Më pas vijnë shpenzimet për sigurimet, sidomos ato shëndetësore. Një gjë e tillë çon drejt krizës familje të cilat nuk paguajnë dot shpenzimet e spitalit.

Por ky vendim vështirëson jetën e sipërmarrjeve të vogla. Në Zvicër punohet 42 orë në javë. Dhe shumë prej këtyre sipërmarrjeve duhet të bëjnë tashmë rritje rroge e pesë euro ora sipas vendimit të ri.

Katër mijë euro pagë minimale në Gjenevë janë dyfishi i mbi 2 mijë euro pagë minimale në Luksemburg.
Ndërsa në Irlandë dhe Holandë zbret në 1600.

Në ekstrem të kësaj renditje gjejmë Bullgarinë me 312 euro pagë minimale në muaj, pa marrë në konsideratë vendet që nuk kanë një kufi për pagën minimale si Danimarka dhe Italia.

Por duke u rikthyer në Zvicër, janë 30 mijë ata që përfitojnë nga ky vendim, dhe dy të tretat janë gra të punësuara