fbpx

Gjeni konsensusin për reformën zgjedhore/ Zbardhet takimi mes Yuri Kim dhe Ramës, pas pak do…

yui.jpg

Ambasada Amerikane zbardhi takimin e zhvilluar mes ambasadores Yuri Kim dhe Kryeministrit Edi Rama. Gjatë takimit u theksua se Shqipëria duhet të vijojë me rrugën drejt arritjes së konsensusit për reformën zgjedhore. Pas pak, pritet që ambasadorja Kim të zhvillojë një takim dhe me kryedemokratin Lulzim Basha.

Njoftimi:

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Kryeministrin Rama për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit. Ambasadorja theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE. Ata u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakortësisë për reformën zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë. Ambasadorja Kim do të takohet edhe me kreun e PD-së Basha së shpejti.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303