Gjeniale! Ja çfarë ndodh nëse përdorni pudrën e bebeve në kopshtin tuaj!

Screenshot_9-7.jpg

Nëse jeni një kopshtar i sprovuar ose edhe nëse thjesht sapo keni nisur ta praktikoni kopshtarinë; padyshim që dëshira finale është që lulet t’ju lulëzojnë. Kjo jo vetëm sepse doni që t’ju shpaguhet mundi për punën tuaj të vështirë, por edhe për shkak se kopshti i mbushur me lule duket shumë i bukur! Por jo gjithmonë përpjekjet tuaja do të shkojnë siç duhet.

Për fat të mirë, ne kemi një marifet që do t’i lulëzojë lulet tuaja!

Nëse doni të parandaloni kalbjen e zhardhokut, pudra është zgjidhja që ju ndihmon. Mund të duket e çuditshme, por mbulimi i zhardhokut të lules në një shtresë pudre do të bëjë ndryshimin. Ajo do t’i mbajë larg krijesat nëntokësore që duan të “gllabërojnë” zhardhokun si për shembull krimbat dhe mola, pasi këto gjallesa nuk e durojnë dot erën e pudrës. Plus, pudra siguron gjithashtu një shtresë mbrojtëse kundër kërpudhave që shkaktojnë kalbjen.

Ja çfarë ju nevojitet:

5 ose 6 zhardhok lulesh

3 lugë gjelle pudër

qese plastike

Mënyra se si duhet të procedoni:

Para së gjithash, zgjidhni vendin që dëshironi të mbillni zhardhokët. Pastaj, vendosni rreth pesë ose gjashtë zhardhokë në qese plastike dhe shtoni tre lugë pudër Brenda qeses. Mbyllni qesen dhe pastaj shkundeni pak, derisa zhardhokët të mbulohen plotësisht me pluhur. Në vijim, thjesht mbillni zhardhokët e luleve si zakonisht. Kjo është e gjitha! Suksese!

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303