fbpx

Gjërat që kurrë nuk duhet t’i mbani në banjë

5-8.jpg

Zakonisht në banjë mbajmë shumë gjëra të kujdesit personal. Por, edhe pse i përdorim në banjë, disa prej tyre është mirë që të mos qëndrojnë aty, për të mirën e shëndetit tonë dhe jetëgjatësinë e produktit. Më poshtë do ju tregojmë se kush janë gjërat që kurrë nk duhet t’i mbani në banjë.

Sapunin

Mbajtja e sapunit pranë dushit e bën atë të harxhohet më shpejt. Nëse doni ta keni sa më gjatë, vendosëni në një mbajtëse larg dushit ose mbajeni jashtë banjës.

Furçat e make up-it

Është shumë e rëndësishme që furçat e make up-it t’i pastroni pas përdorimit për të shmangur rritjen e batereve në to. Por, pasi të keni mbaruar larjen e tyre, është mirë t’i ruani në një vend të thatë. Ajri i ngrohtë dhe i lagësht në banjë inkurajon mykun dhe bakteret të përhapen mbi to.

Parfumet

Mbajtja e parfumeve në banjë mund të shkatërrojë strukturën e tyre molekulare dhe t’i prishë ato. Për të ruajtur të freskët parfumin tuaj, mbajeni në një dollap, jashtë banjës.

Peshqirët

Mbajtja e peshqirëve në banjë, krijon një terren ideal për rritjen e batereve të cilat më pas do të kalojnë në trupin tuaj. Mbajni ato jashtë banjës, për të mirën e shëndetit tuaj.

Furçat e dhëmbëve

Kur e lini tualetin tuaj me kapak lart, mikrobet mund të përhapen deri në 15 metra, dhe bakteret ka shumë të ngjarë të spërkaten në të gjithë furçën tuaj të dhëmbëve. Dentistët rekomandojnë ta mbani furçën tuaj të dhëmbëve sa më larg të jetë e mundur nga tualeti, në një vend të thatë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303