20.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Maj, 2024

TË FUNDIT

Gjermanët nuk e duan më Merkelin

spot_img

Mbështetja për kancelaren Angela Merkel në Gjermani ka pësuar rënie. Këtë gjë tregojnë sondazhet e fundit, sipas të cilave zgjedhjet e fundit mund të sjellin ndryshime thelbësore në arenën politike të vendit.

Aleatët konservatorë të Angela Merkelit mund të humbasin në zgjedhjet rajonale të së dielës në Bavari. CSU, partia krishtere e Bashkimit Social, e cila formon koalicionin e madh qeverisës bashkë me partinë e kancelares, parashikohet të humbasë 14% të mbështetësve të saj.

Sondazhet i vendosin të gjelbrit, me politikat e tyre pro emigrantëve dhe mbrojtjes së natyrës, 10% më lart, si forca e dytë më e madhe. Edhe Partia Alternativa për Gjermaninë, e cila mbron politikat kundër emigrantëve, mund të hyjë në Parlament për herë të parë me 11% të votave.

Angela Merkel e udhëheq vendin prej 13 vitesh, por mbështetja për bllokun e saj konservator është zbehur që kur ajo vendosi t’i hapë dyert emigrantëve.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat