fbpx

Gjermanët u bashkohen studentëve

3-1548956846.jpg

Studentëve gjermanë iu janë bashkuar studentëve shqiptarë në kuazën e protestës së tyre.

Studentët gjermanë nga Hamburgu thonë se kërkesat e studentëve shqiptarë për arsim më të mirë duhet të plotësohen.

Kemi ardhur nga Unioni Studentor gjerman, jemi deleguar nga studentët e këtij unioni me qendër në Hamburg të Gjermanisë. Kemi ardhur në shenjë solidariteti për të mbështetur protestën e drejtë studentore që studentët shqiptarë po vijojnë nga dhjetori. Protesta është e drejtë dhe kërkesat e tyre janë shumë të drejta dhe bazike. Ne kemi ardhur ti ndihmojmë aq sa mundemi për këtë ndodhemi dhe pranë tyre. Shpresojmë që qeveria do të japë përgjigjen e duhur në favor të kësaj proteste pasi kërkesat e tyre janë bazike dhe duhet të plotësohen“, thotë një prej studentëve gjermanë.

Ndërsa një tjetër shton se ata do të vizitojnë edhe fakultete të tjera në vend për të mbështetur studentët shqiptarë.

Jemi për të mbështetur këtë protestë. Në ditët në vijim do të vijojmë të vizitojmë Fakultete të ndryshme dhe konviktet ku studentët shqiptarë jetojnë dhe të shikojmë më nga afër kushtet e tmerrshme ku ata jetojnë. Gjatë këtyre ditëve do të takojmë studentë të ndryshëm dhe do të bëjmë një reportazh që gjithë studentët që ndodhen në Gjermani dhe më gjerë të shohin dhe të dëgjohet zëri i kësaj proteste të drejtë. Dhe në fund shpresojmë që të ketë një rezultat ashtu siç duhet të ketë“,/real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303