fbpx

Gjermani, votohet për të zëvendësuar Merkelin

merkel.jpg

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka dhënë një fjalim lamtumire, mjaft emocional, për mbështetësit e saj ndërsa u tërhoq nga drejtimi i partisë.

“Vlerat tona liberale duhet të mbrohen, brenda dhe jashtë,” tha ajo.

Angela Merkel u tërhoq pas 18 vitesh në krye të CDU-së.

Fjalimi i zonjës Merkel u shoqërua nga duartrokitje dhe ajo mori ovacione të shumta për më shumë se gjashtë minuta në fund të fjalës së saj.

Pastaj partia konservatore e nderoi zonjën Merkel, 64 vjeçe, me një video që tregon pikat kryesore nga udhëheqja e saj 18-vjeçare CDU.

Avokati dhe financieri Friedrich Merz; sekretarja e Përgjithshme e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer; si dhe ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, janë në garë për ta zëvendësuar atë në postin e kryetarit të CDU-së.

Të tre ata kanë përfunduar fushatën në të gjithë vendin, e janë prezantuar në konferencat rajonale të CDU-së me temat kryesore të përzgjedhura prej tyre; emigracionin dhe Bashkimin Europian. Delegatët votojnë sot në Kongresin e CDU-së në Hamburg për kryetarin e ri.

Friedrich Merz po feston sidoqoftë rikthimin në politikë. Deri në vitin 2002, ai drejtonte grupin parlamentar të kristiandemokratëve në Bundestag, ndërsa Merkel e pretendonte për vete këtë post.

I zhgënjyer, ai u largua nga politika dhe vazhdoi karrierën në ekonominë e financave.

Jens Spahn është kandidati më i ri, që konsiderohet krejt ndryshe ndër kandidatët e tjerë. Në sondazhe ai renditet fare poshtë. Ministri i Shëndetësisë konsiderohet si kundërshtar i politikës së Merkelit ndaj refugjatëve dhe mbështetës i temave klasike konservatore.

Merkel la të kuptohet se ajo po mbështet Annegret Kramp-Karrenbauer, duke lavdëruar punën e saj elektorale si shefe e Saarlandit.

Pavarësisht daljes nga posti si drejtuese e CDU, ajo planifikon të përfundojë mandatin e saj të katërt si kancelare gjermane, i cili zgjat deri në vitin 2021.

Merkel u zgjodh kancelare në vitin 2005 dhe nuk kërkon një mandat tjetër përtej vitit 2021.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *