fbpx

Gjermania dhe Austria do të rihapin kufijtë e përbashkët në 15 qershor

Qeveria austriake theksoi sot se, Austria dhe Gjermania parashikojnë rivendosjen e qarkullimit të lirë në kufijtë e tyre të përbashkët duke nisur nga 15 qershori.

“Duke nisur nga 15 qershori, hapja e kufirit mes Gjermanisë dhe Austrisë do të jetë e mundur”, theksoi për radion publike “Ö1”, ministrja e Turizmit dhe Bujqësisë Elisabeth Köstinger.

Ky vendim, i marrë pas diskutimeve mes drejtuesve të dy vendeve, do të paraprihet me një lehtësim të kushteve të kalimit që prej 15 majit.

Ministrja theksoi se, Angela Merkel dhe kancelari austriak Sebastian Kurz kishin biseduar për këtë çështje dhe kishin rënë dakord për një hapje graduale të kufijve mes tyre.