Gjermania do të reduktojë buxhetin e BE me 1%

Gjermania dëshiron të reduktojë buxhetin e ardhshëm të Bashkimit Evropian për 2021-27 me 1% të ekonomisë së kontinentit, një skenar që sërish do ta shihte Berlinin të kontribuojë rreth 10 miliardë euro më shumë çdo vit, sipas një dokumenti të parë nga Reuters.

“Humbja e Mbretërisë së Bashkuar si një nga kontribuesit më të mëdhenj do të thotë që edhe me këtë kufi, kontributet e shteteve anëtare të mbetura do të rriten ndjeshëm.”

Gjermania – ekonomia më e madhe e BE-së dhe kontribuesi më i madh në arkat e përbashkëta të bllokut – gjithashtu kërkoi që rajonet e varfëra të saj që përfitojnë nga ndihma për zhvillimin e BE-së nuk duhet të goditen në mënyrë të tepërt në ndonjë rindërtim të të ashtuquajturave fondet e kohezionit.

Gjermania kërkoi stimuj “të fortë ose shtesë” për emigracionin dhe projektet klimatike, dhe këmbënguli që të gjitha shpenzimet e BE-së të jepen me kushtin që të funksionojë sundimi i ligjit pasi blloku po bën përpjekje për të frenuar ndihmat për anëtarët si Polonia ose Hungaria që qëndrojnë të akuzuar për shkelje të rregullave thelbësore duke shkelur standardet demokratike./real-news.tv/