Gjermania: Ja kur hapen negociatat

ministri_roth.jpg

Ministri i Shtetit në Bundestagun gjerman Michael Roth kërkon që në qershor BE të marrë një vendim për fillimin e bisedimeve të pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Ne duhet të mbajnë angazhimet tona” tha Ministri i Shtetit për  gazetën Der Tagesspiegel.

Politikani i SPD-së rikujtoi se një vit më parë u dha një afat kohor i vendosur nga BE, duke deklaruar se hapja e negociatave me dy vendet e Ballkanit Perëndimor do të ishte në qershor 2019.

Sekretari i Shtetit Roth thotë se qershori do ishte koha më e mirë për të vendosur mbi fillimin e negociatave të pranimit.

“Një votim pozitiv në kohën e duhur për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë veriore kërkon pak guxim, por edhe më shumë vizion,” shtoi ai.

Në Ballkanin Perëndimor, BE, Rusia, Kina dhe Turqia janë duke luftuar për ndikim. “BE nuk është vetëm për interesat jetikë të sigurisë, por edhe për kredibilitetin e saj”, tha Roth.

scroll to top