fbpx

Gjermania lë thatë Shqipërinë dhe Kosovën, i rrëmben sulmuesin ‘kuqezi’

large-16-9.jpg

Gjermania i ka rrëmbyer Shqipërisë dhe Kosovës një aset tejet të çmuar sa i përket fushës së futbollit.

Sulmuesi me origjinë shqiptare Mërgim Berisha mendohej të zgjidhte ose kombëtaren shqiptare ose atë të Kosovës, por në fund ka zgjedhur skuadrën e Mannschaftt.

. 21-vjeçari i cili është në pronësi të Salzburg por aktivizohet me Altach në kampionatin austriak është grumbulluar nga Gjermania U-21 për dy ndeshjet që kombëtarja e pancerave do të zhvillojë ndaj Bosnje Hercegovinës dhe Spanjës.

Trajneri i Gjermanisë U-21 Stefan Kuntz e pëlqen shumë Mërgim Berishën dhe ka arritur të djegë konkurencën e Shqipërisë dhe Kosovës për lojtarin që ka shënuar 4 gola me fanellën e Altach në këtë sezon në kampionatin austriak dhe 2 të tjerë në Kupë.

Berisha është një djalosh me prindër kosovarë por i lindur dhe rritur në Gjermani, edhe pse karrierën si futbollist e ka nisur në Austri pasi është rritur si lojtar te moshat e Salzburgut.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303