Gjermania mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL mbështetet fuqishëm nga Gjermania.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka shkruar se këtë e konfirmon letra nga Kancelarja Angela Merkel, të cilën e pranova sot përmes ambasadorit Christian Heldt.

“Mbështetja e fuqishme e Gjermanisë mike për anëtarësimin e Kosovës në Interpol vjen në një moment kyç për konsolidimin ndërkombëtar të vendit tonë. Kancelarja Merkel vë në pah se ky akt do ta fuqizojë integrimin e Republikës së Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare, dhe është në shërbim të përmirësimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe hetimit të krimit transnacional. Thellësisht mirënjohës Kancelares Merkel dhe shtetit gjerman për mbështetjen e vazhdueshme”, shkruan Kryeministri i Kosovës në Facebook.

Lër një koment