Gjermania në bisedime për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore me Iranin

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, ka arritur në Iran në përpjekje për të gjetur mënyrën konstruktive për ta shpëtuar marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Maas këtë të hënë ka takuar homologun e tij, Mohammad Javad Zarif dhe Presidentin, Hassan Rouhani.

Maas po provon që ta shpëtojë marrëveshjen në mes të Iranit dhe një grupi të superfuqive botërore për t’ia shkurtuar këtij shteti programin bërthamor.

Marrëveshja ka qenë pranë kolapsit që kur SHBA-ja u tërhoq në vitin e kaluar dhe i vuri sanksione ekonomike Iranit.

Para takimi pala iraniane kishte thënë se Maas duhet të dërgojë gjatë vizitës së tij në Teheran më shumë sesa fjalë.

“Duam të dimë se çfarë saktësisht duan që të shpëtojnë partnerët”, -mësohet të jetë shprehur Zarif./real-news.tv/