Gjermania në prag recesioni. Krizë financiare në horizont?

itnspuzw9nljhjcwqnww.jpg

Gjermania duhet të përgatitet për t’u përballur me një krizë financiare. Gjermania është pranë recesionit ekonomik pasi superfuqia e Evropës po has probleme të mëdha në prodhimin industrial.

Kombi me ekonominë më të madhe në Evropë ka regjistruar të dhëna të ulëta ekonomike gjatë muajve të fundit, duke shkaktuar shqetësime për një ulje financiare dhe një prirje të re negative. Frika e një recesioni ka filluar të shfaqet dhe analistët sugjerojnë se të dhënat më të fundit të prodhimit  janë zhgënjyese.

Ekonomia gjermane befasoi të gjithë këtë javë duke u tkurrur në nivele shumë më të mëdha se sa mendohej. Prodhimi industrial ra me 1,9% për muajin nëntor, ndërsa për gjithë vitin rënia shënoi vlerën -4,6%, duke ngritur kështu pasiguri të mëdha për ekonominë e katërt më të madhe në botë. Një recesion në Gjermani do të kishte impakt dramatik edhe në ekonomitë e brishta të Greqisë dhe Italisë.

“Të dhënat e prodhuesve në Gjermani dhanë një dëshmi alarmante se sa i rëndë ka qenë ngadalësimi i ekonomisë në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar. Shumë më tepër se sa pritej fillimisht”, thotë Claus Vistesen, nga Pantheon Macreconomics, një kompani kërkimesh e themeluar nga “Wall Street Journal”.

Ndërsa Stefan Schilbe, nga HSBC, tha për “Business Insider” se recesioni ishte më shumë i mundur tani, pasi prodhimi industrial pritet të shkojë në pikën më të ulët që prej vitit 2008.

Niveli i papunësisë në eurozonë është ulur ndjeshëm që nga piku prej 12,1% në vitin 2013 pasi unioni e mori veten nga kriza financiare. Por shqetësimet e vazhdueshme për borxhin publik të disa vendeve e kanë mbajtur të lartë nivelin e papunësisë, si në Greqi (ku niveli mbetet në 18,6%) dhe Spanjë. Ndërsa në Gjermani niveli i papunësisë mbetet në 3,3%./real-news.tv/

scroll to top