fbpx

Gjermania nuk detyron bërjen e vaksinës për Covid-19, por zgjedh këtë mënyrë për të influencuar

gjermani-780x405.png

Ministrja gjermane e Drejtësisë, Christine Lambrecht në një intervistë për “Deutschlandfunk”, ka thënë se në Gjermani nuk do të ketë detyrim për tu vaksinuar kundër Covid-19.Ndryshe nga Franca, Italia dhe Greqia, në Gjermani sipas saj nuk do të ketë detyrim për vaksinim as për personat që punojnë në sektorin shëndetësor apo shërbimeve të tjera. Kjo është shkelje e të drejtave të njerëzve.Megjithatë, ajo ka nënvizuar se ata që refuzojmë të vaksinohen mund të kërkohet që të testohen rregullisht dhe kostot e testeve do të duhet t’i përballojnë vetë.Mjaft politikanë gjermanë janë për t’u dhënë më shumë të drejta dhe liri personave të vaksinuar dhe atyre që e kanë kaluar Covid-19.Kryetari i Shoqatës së Mjekëve, Frank Ulrich Montgomery, mendon se të vaksinuarve duhet t’u jepen më shumë liri në jetën e përditshme.Nuk ka asnjë arsye për t’u kufizuar të drejtat themelore të vaksinuarve dhe atyre që janë imunë “vetëm sepse disa skeptikë të përjetshëm i shmangen vaksinimit”, tha Montgomery.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303