Gjermania shton masat e sigurisë në aeroporte

Aeroportet më të mëdha të Gjermanisë kanë shtuar masat e sigurisë pasi janë vërejtur në Stuttgart katër persona, të dyshuar si terroristë.

Policia raporton se është kërkim të një djali dhe babain e tij nga North Rhine-Westphalia dhe dy të tjerë që janë parë duke bërë fotografi të terminaleve dhe pistave të aeroportit.

Detajet e të dyshuarve u janë dërguar policisë gjermane nga shërbimi sekret i Marokut, shkruan BBC.

Policia tha se janë shtuar forcat e sigurisë në aeroportet gjermane për të shmangur ndonjë tragjedi.

Kjo masë sigurie vjen një javë pas një sulmi terrorist përtej kufirit në Francë.

Tre vetë u vranë nga Cherif Chekatt pranë në një qendër  Krishtlindjesh në Strasburg, që është rreth 150 km nga Stuttgart./real-news.tv/

Lër një koment