fbpx

Gjermania vlerëson “Forcën e Ligjit”, dhuron motoçikleta për policinë

veliu-ok.jpg

Bashkimi i institucioneve ligjzbatuese në Shqipëri në Task-Forcën “Forca e Ligjit”, vlerësohet nga Gjermani si një nismë moderne që nuk gjendet në shumë vende të tjera, është një mundësi shumë e mirë për të luftuar krimin në Shqipëri duke luftuar dhe bllokuar së pari asetet monetare që burojnë nga krimi. Këtë qëndrim shprehu  Zv/Presidenti i Zyrës Federale Kriminale të Gjermanisë, Peter Henzler gjatë një takimi që pati në Tiranë me drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

“Tashmë është ngritur një bazë e shkëlqyer për ta çuar më tej bashkëpunimin mes dy policive duke ndërmarrë iniciativa të përbashkëta në varësi të situatës së krimit në Shqipëri, në Gjermani dhe pse jo edhe më gjerë në Europë. Duhet të identifikohen qëllimet e përbashkëta, edhe në kuadër të projektit “ORKA” që do të nisë së shpejti në Gjermani në bashkëpunim edhe me Task – Forcën “Forca e Ligjit””, tha Henzler.

Bashkëpunimi në projektin “ORKA” ka të bëjë me identifikimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal midis grupeve shqiptare dhe rezidentëve gjermanë dhe konfiskimi i pasurive të paligjshme, si edhe forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dhe identifikimi i fushave, në të cilat ky bashkëpunim mund të fuqizohet më tej.

“Bashkëpunimi i Policisë Shqiptare me kolegët gjermanë është një bashkëpunim shumë serioz dhe konkret në drejtim të luftës ndaj paligjshmërisë. Bashkëpunimet e shumta me palën gjermane kanë qenë faktor kyç i suksesit në luftën ndaj krimit”, tha drejtori i policisë shqiptare, Ardi Veliu.

Në fund të takimit u nënshkrua marrëveshja për dorëzimin e logjistikës në mjete kompjuterike, mjete lëvizëse motoçikleta dhe pajisje të tjera speciale për Task – Forcën “Forca e Ligjit”

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *