fbpx

Gjesti i tyre meriton përulje

Screenshot_3-16.png

Varfëria është ulur këmbëkryq në shumë familje të vendit tonë. Shumë familjë vuajnë mungesën e bukës në heshtje, të ndrydhur nga turpi, nga mëshira e të tjerëve, nga mentaliteti, për të kërkuar ndihmë, e pranojnë fatkeqësinë mbi shpatulla dhe vuajnë rëndesën e saj. Por ka nga ata, për të cilët kjo peshë është më e rëndë se malet.

Para pak ditësh u publikua një video shumë e rëndë e një familjeje e cila jetonte në kushte të tmerrshme në Kuqar të Këlcyrës. Familja Rapo, prindërit dhe tre fëmijët e moshës 9, 11 dhe 13 vjec jetojnë në një banesë të sajuar e cila më përpara ka shërbyer si dyqan i zonës.

Kjo ndërtesë është e pabanueshme. Cfarë bie jashtë hyn brenda. Dhe ajo që është akoma më e rëndë, catia e tyre e sajuar është e ndërtuar me eternit, material ky kancerogjen. Po i ftohti që na pret? Po në dimër, si ia bëjnë vallë, duke qenë se në atë zonë edhe dimri është shumë i ashpër?

I gjithë ky mjerim u pasqyrua  nga emisioni “Boom”, ku i ati i fëmijëve deklaron se punon me ditë.

Teksa i dëgjon fëmijët që shprehen se shpesh flejnë me barkun bosh, apo se shpesh iu bie edhe të fikët në shkollë nga uria, një ulërimë të vjen për brenda e të kërkosh që dikush t’i ndihmojë.

Dhe është ai casti, kur lutjet dëgjohen.

Edhe për këtë familje është ndezur një dritë në errësirë, pasi njerëz të mirë që jetojnë pranë tyre, nuk e kanë lejuar rastin të kalojë pa u vënë re.

Ekipi lokal i Këlcyrës ka vendosur që paratë e marra si shpërblim në fitoren e ndeshjes së fundit, t’ia japë familjes Rapo.

Futbollistët e këtij ekipi shkuan sot pranë familjes Rapo për t’i dhuruar një buzëqeshje, që për ata nuk është pak. Dhe ata meritojnë një bravo të madhe. Xhesti i tyre është kaë human dhe kaq shumë për t’u respektuar.

Kafshatë që s’kapërdihet asht or vlla mjerimi!

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *