Gjiknuri i dorëzon punën Belinda Ballukut

Një ditë pas shkarkimit nga Kuvendi si ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri i kaloi punën zyrtarisht pasardhëses së tij, Belinda Ballukut.

Damian Gjiknuri: I uroj shumë suksese në punën e saj. I kam thënë do më kesh këshilltar të jashtëm nëse do kesh nevojë. Jam mirënjohës se pa ju asgjë nuk do arrihej.

E kishim pa përgatitje ishin fjalë zemre.

Belinda Balluku: Sigurish unë vi nga brenda kësaj ministrie, kam drejtuar një sektor të rëndësishëm si navigimi ajror. Vlerësoj punën që keni bërë, Damiani dhe jam  këtu për të vazhduar atë që ka nisur. Absolutisht besoj se gjëja më e mirë për t’u bërë është mbyllja e punëve të nisura ajo e kantiereve të hapura.