fbpx

Gjiknuri, i prerë: Nuk pranojmë asnjë kërkesë të paaprovuar nga ODIHR

damianiiii.jpg

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, përfaqësuesi i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ishte i prerë në fjalën e tij.

“Sot trajtuam disa çështje të tjera, siç është aplikimi elektoral nisur nga sistemi danez. U ra dakort që çështja e sistemit të trajtohet në fazën e dytë të Reformës Zgjedhore. Pika e parë e fazës së dytë do të jetë trajtimi i çështjes së sistemit. Partia Demorkatike po teregohet e steopur për të trajtuar pika të tjera. Pika më e madhe që na dnan është identifikimi elektronik dhe reformimi I administratës zgjedhore. Përsa i përket teknologjisë, vullneti ynë ka qenë i qartë. E morëm parasysh identifikimin elektrik, por përtej dëshirës ju drejtuam ODIHR, të cilët na thanë se sistemi virtual duhet të trajtohet gradualisht.

Unë bëra dhe një sfidë tjetër dhe t’I drejtohemi së bashku ODIHR-it. Po na ktheu përgjigje pozitive dhe e marrim OK. Jo nesër të na viëj ODIHR dhe të thotë që pavarësisht propozimit tonë, qeveria shqiptare i dështoi zgjedhjet dhe nuk na dëgjoi. PD-ja nuk mund të vijë me listë dëshirash e më gjëra që ja ku janë mbushur kutitë e votimit. Që unë nuk e di se ku jsnë mbushur këto kuti. Ne kemi ofruar hapjen e çdo kutie. Ju e dini qe PS-ja ka bërë grevë urie dhe nuk na u dha të hapim kutitë e një qarku. Ne e ofrojmë këtë gjë. Dhe kjo do të bëjë komisionerët përgjegjës. Kush është ai i çmendur që të mbushë kutitë, kur e di që do të kontrollohet. Kemi pranuar edhe monitorimin e çdo vendi me kamera”, tha Gjiknuri.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303