Gjiknuri inspekton segmentin Tiranë-Qafë Kashar

gjiknuri.jpg

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, ende në detyrë, Damian Gjiknuri ka inspektuar ditën e sotme punimet që po bëhen në autostradën Tiranë-Durrës, konkretisht në segmentin Tiranë-Qafë Kashar. Në këtë segment, po bëhen punime për rregullimin e çështjes së përmbytjeve në vend.

Gjiknuri shoqërohej nga drejtori i ARRSH, Afrim Qendro. Ministri ka theksuar se po zgjidhet çështja e përmbytjes në vend, investimi është në kuadër të programit rehabilitues të rrugëve.

‘Vitin e fundit, programi i rehabilitimit të rrugëve ka qenë intensive dhe u bë e mundur të investohen mbi 25 milion euro. Një vlerë, e cila nuk ishte menduar më parë për mirëmbajtjen e rrugëve. Produktet janë të prekshme, me sinjalistikën, riparimin e disa akseve kryesore. Edhe gjatë ditëve me reshje dëborë u vu re se programi i mirëmbajtjes po funksionon shumë mirë. Në total janë 250 kilometra ku është ndërhyrë për rehabilitim, rikonstruksion e rregullim shtresash asfaltike’, tha Gjiknuri./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303