Gjiknuri jep mesazhin bombastik, ç’do ndodhë me sistemin zgjedhor, ftesa e papritur ndaj PD-LSI

sdam.jpg

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri dha detaje për mediat pas mbledhjes së komisionit. Ai tregoi se për çfarë është diskutuar deri më tani, ndërsa u shpreh se si fillim do të hartohet një draft paraprak i reformës zgjedhore që do t’i dërgohet ODHIR dhe më pas do të votohet edhe në Parlament.

I pyetur se çfarë do të ndodhë me sistemin zgjedhor pas propozimet edhe nga opozita parlamentare, Gjiknuri shprehu rezerva për ndryshim. Ai tha se sistemi aktual nuk është i hartuar keq, por shtoi se do të ketë vend për diskutime. “Ne jemi të hapur për të dëgjuar propozimet, çështja e sistemit është një çështje kushtetuese. Ne mendojmë se sistemi nuk është i keq-hartuar, por nëse ka një konsesus, sepse edhe ne kemi pretendimet tona, mund të shikohen koalicionet, mund të hiqen koalicionet, por ne ja kemi lënë këtë të drejtë partive opozitare”, deklaroi Damian Gjiknuri.

Ai i bëri edhe ftesë të drejtëpërdrejtë opozitës jashtëparlamentare që të marrë pjesë në diksutimet për reformën zgjedhore dhe të bëjë propozimet e veta. “Ne presim opinionin paraprak të ODHIR dhe i qëndrojmë ofertës tonë për opozitën jashtë parlamentare që të sjellë çdo propozim që shohin të arsyejshëm për reformën zhjedhore. Ne jemi të gatshëm të komunikojmë me ta, ne qëndrojmë të hapur, ne presim edhe PD, edhe partitë e tjera të ozotës që të vijnë”, u shpreh kryetari socialist. Ai tregoi edhe dy mënyra sesi mund të ndryshojë procesi i ankimit.

“Procesi i ankimit ndahet në 2 faza: nisur nga një ndryshim i strukturës së drjtësisë, Kolegji Zgjedhor do të zgjerohet edhe me gjyqtarët e shkallës së parë Administrative dhe të Apelit sepse nga procesi i vetingut një pjesë e mirë e gjyqtarëve mund të humbin vendin e punës. Pastaj për çështje zgjedhore të jetë Apeli Administrativ. Nga ana tyjetër ka edhe një propzim për të përfshihër edhe një shkallë të dytë që mund të përfshihet edhe Gjykata e Lartë, pra Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë”, deklaroi Damian Gjiknuri.

scroll to top