Gjiknuri: Opozita nuk do depolitizimin e administratës zgjedhore

gjiknuri.jpg

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në atë që quhet Këshilli Politik, Damian Gjiknuri, në mbarim të mbledhjes së sotme për ecurinë e reformës zgjedhore, ka akuzuar opozitën se nuk do depolitizimin e administratës zgjedhore, dhe kërkon që këtë gjë ta thonë publikisht.

“PD do të mbajë skemën e politizuar të administratës zgjedhore, Më e ndershme do ishte të thoshte publikisht atë që duan që të qëndrojmë kështu si jemi. Në do vazhdojmë negociatat, jemi të hapur, do të komunikojmë me njëri tjetrin dhe shpresojmë që të arrijmë në kompromis, nuk ka volum pune, por duhet vetëm vullnet politik. Edhe për teknologjinë jemi gati, por duhet parë se si do implementohet, a kemi kohë apo jo”, tha ndër të tjera Gjiknuri.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303