Gjiko “qëllon” veten, shokon fansat

Screenshot_58-1.jpg

Gjiko dhe bashkëshortja e tij Elita Rudi publikuan pak ditë më parë një foto të tyre duke i drejtuar armën njëri-tjetrit.

Nëpër mediat rozë u aludua se çifti ishte i përfshirë në një projekt të ri. Dhe në fakt, këto thashetheme duket se rezultuan të vërteta. Gjiko dhe Elita po vijnë me një videoklip.

Këtë e bënë vetë të ditur çifti, duke na treguar disa skena nga videokipi që pritet të dalë  me 11 të këtij muaji dhe kënga e re quhet “Distanca”. Në videon e publikuar nga reperi, shihet Elita e lumtur duke i dhënë makinës, ndërsa Gjiko i plagosur qëllon veten.

https://www.instagram.com/p/Bp2Y6B9FrFt/

Pas gjithë kësaj skene që dukej si e vërtetë, fansat kanë mbetur të shokuar

Pasi thotë “Lamtumirë”, Gjiko kryen vetëvrasje. Kjo skenë ka mërzitur disa fansa, të cilët shkruajnë se klipi do të ndiqet edhe nga fëmijë, që mund të ndjekin shembullin e tij.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303