fbpx

Gjilpëra në luleshtrydhe, arrestohet një 50-vjeçare në Australi

104264067_strawberries.jpg

Një grua është arrestuar në Queensland, në lidhje me skandalin e gjilpërave në luleshtrydhe, në Australi dhe Zelandën e Re.

Policia njoftoi se 50-vjeçarja u arrestua ditën e dielë, pas një hetimi të gjatë dhe të vështirë.

Një hetim mbarëkombëtar nisi pasi blerësit e tronditur raportuan rastin në muajin shtator.

Ka pasur më shumë se 100 raportime për gjilpëra të gjetura në luleshtrydhe, edhe pse shumë prej tyre dyshohen se ishin thjesht një kopjim apo sajesë në rrjetet sociale. Fermerët u detyruan të hidhnin tonelata me luleshtrydhe dhe supermarketet i tërhoqën ato nga shitja.

Rasti i parë u regjistrua në Queensland, kur një burrë shkoi në spital me dhimbje stomaku, pasi kishte ngrënë luleshtrydhe. Frika u përhap në çdo shtet australian, e më pas edhe në Zelandën e Re, duke ngritur alarm publik.

Si reagim, qeveria e Australisë rriti maksimumin e dënimit me burg për manipulimin e frutave, nga 10 në 15 vite burg.

Kryeministri australian Scott Morrison premtoi se përgjegjësit do të marrin dënimin e merituar.

Qeveria ka ofruar një shpërblim prej 100 mijë dollarësh australianë për personat të cilët do të japin informacione që do të ndihmojnë policinë të arrestojë autorët. Gruaja e arrestuar, emri i së cilës ende nuk është bërë publik, do të dalë para gjykatës ditën e hënë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *