Gjirokastër/ Gjendet i varur në pemë një burrë

gjirokaster.png

Ditën e sotme një ngjarje e rëndë është shënuar në Libohovë ku një burrë është gjetur i vetvarur në një pemë.

Bëhet fjalë për shtetasin L. Dh., 50 vjeç i cili është gjetur i pajetë nga banorët e zonës.

Njoftimi i plotë:

Gjirokastër/ informacion paraprak.

Më datë 31.03.2022, rreth orës 17:00, në fshatin Nepravishtë, Libohovë, në një pemë, është gjetur nga banorët e fshatit, i vetëvarur shtetasi L. Dh., 50 vjeç, banues në Libohovë.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303