fbpx

Gjirokastër/ Kontrollohen 428 automjete, shoqërohen në polici 11 persona

policia-31.jpg

Policia e Gjirokastrës ka dalë me një njoftim ku bën me dije se detajet e aksionit të djeshëm të operacionit për kontrollin ndaj mjeteve dhe pronarëve të tyre për llogari të Operacionit Forca e Ligjit.

Sipas Policisë, dje në orën 09:30-12:00 dhe 17:00-20:00, nga efektivat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, janë ushtruar kontrolle sipas planit të masave, në zbatim të Aktit Normativ 1, datë 31.01.2020 ku janë kontrolluar  272 mjete.

Mësohet se nga këto: 22 mjete janë konstatuar në gjendje të parregullt, për të cilat u vendosën 22 masa dhe 1 mjet u bllokua.

Gjithashtu 13 mjete të dyshuara për falsifikim shasie/dokumentacioni, nga të cilat janë bllokuar 10 prej tyre ndërsa 2 mjete janë të personave subjekt i aktit normativ, të cilët janë bllokuar.

U kontrolluan 428 persona, nga të cilët janë shoqëruar 11 persona, 2 prej tyre persona subjekt i aktit normative.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303